Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2023 duke rrëmbyer trofeun e parë, Superkupën e Italisë.
Në finalen e madhe e cila u zhvillua në tokën arabe, Interi e mposhti lehtësisht rivalin e përbetuar Milanin me rezultat 3-0.
Për shkak të një mbrojtjeje tejet të dobët, Milani pranoi dy gola brenda 21 minutave kur realizuan Di Marco dhe Edin Dzeko duke bërë që skuadra e Inzagit të shkojë në pushim me qetësi maksimale.
Edhe në pjesën e dytë Interi vazhdoi të kontrollojë lojëm ndërsa Milani provonte të jepte sinjale për rikthim, por pa sukses.
Shpresat e rossonerëve për rikthim i fundosi Lautaro Martinez me golin e tij të bukur të realizuar në minutën e 77′ pas asistimit nga Milan Skriniar.
Ky është trofeu i parë i madh për Interin në këtë vit që sapo ka filluar, ndërsa që duket se në luftën për titull në Serie-A do ta ketë më të vështirë.