Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Inter dhe Juventus po e monitorojnë situatën e Jordi Albas te Barcelona

Inter dhe Juventus po e monitorojnë situatën e Jordi Albas te Barcelona

Jordi Alba mund të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit, ose më së largu në atë të verës.

Mbrojtësi i majtë këtë edicion nuk është se ka qenë një titullar i padiskutueshëm si në të kaluarën dhe largimi i tij është mëse i mundshëm.

E ardhmja e tij mund të jetë në elitën e futbollit italian Serie A, ku spanjolli ka dy top klube që e admirojnë atë.

Në fakt sipas asaj që ka raportuar e përditshmja katlaunase Sport, Alba pëlqehet nga gjigantët italianë Inter dhe Juventus.

33-vjeçari ka kontratë me katalunasit deri në verën e vitit 2024 dhe Barça nuk dëshiron ta humbas me parametra zero.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Alba ta prish kontratën me Barcelonën dhe të largohet si lojtar i lirë nga Camp Nou.

Kjo ka bërë që dy gjigantët italianë ta përcjellin situatën e tij para se të dalin me ndonjë ofertë në drejtim të Albas. /TV Arbëria

Powered by WordPress