Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Inteligjent, i shkathët”, ish-koloneli i Policisë tregon se në çfarë burgu është dashur të lihet Faton Hajrizi

“Inteligjent, i shkathët”, ish-koloneli i Policisë tregon se në çfarë burgu është dashur të lihet Faton Hajrizi

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, në një intervistë për FRONTAL të T7 ka folur për arratisjen e Faton Hajrizit dhe krimin që po dyshohet se i njëjti e ka kryer në Serbi.

Sylejmani thotë se me veprat që i ka kryer Faton Hajrizi, s’është dashur që të lejohet në burg të hapur

“Ai i ka bërë parapërgatitjet. Kemi tri lloj kategorish të qendrave korrektuese. Ky ka qëndruar në qendër të hapur, ku njerëzit punojnë e kthehen. Ajo qendër është për kryesit e veprave të lehta penale. Pse këto e kanë pru aty është diskutabile. Sepse ky me veprat që i ka kry s’e ka meritu, jo të hapur, por as gjysmë të hapur”, ka thënë ish-koloneli.

Ai thotë se kur e sheh Faton Hajrizin se si flet, të jep bindje që është inteligjent dhe i shkathët.

“Kur e dëgjosh të jep bindje që është inteligjent dhe i shkathët”, ka shtuar tutje ish-koloneli.