Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Instituti Riinvest prezanton raportin “Një model i ri për rritjen e qëndrueshme ekonomike”

Instituti Riinvest prezanton raportin “Një model i ri për rritjen e qëndrueshme ekonomike”

Instituti Riinvest organizoi Forumin vjetor Ekonomik, me ç’rast u prezantua raporti “Një model i ri për rritjen e qëndrueshme ekonomike”.

Në përgatitje të këtij Forumi u hartua një raport i cili do të përmbledh trendet ekonomike dhe do të fokusohet në sektorin privat dhe barrierat me të cilat ai përballet.

Këtë vit tema është e tregut të punës sepse presioni është i madh, veçanërisht me emigrimin e fuqisë punëtore.

Raporti trajton gjendjen aktuale dhe zhvillimet e pritura, duke pasur në konsideratë edhe kontekstin dhe zhvillimet në rrafshin rajonal.

Elene Imnadze, zyrtare e lartë e Operacioneve nga Banka Botërore u shpreh se një debat i tillë për të diskutuar çështjet e vendit është më se i domosdoshëm dhe në kohë të duhur.

Ajo tha se: “Mund të përmend diagnostikën e përfunduar kohëve të fundit sistematike të vendit që përforcon partneritetin tonë me vendin dhe që identifikon tri rrugë të politikave që mund të prioritizohen për të ribalancuar zhvillimin drejt një aktiviteti më të madh. Njëra është përmirësimi i ambientit të biznesit dhe integrimit tregtar, e dyta është investimi në aftësi dhe në rritjen e gjithëpërfshirjes dhe e treta, përmirësimi i menagjimit mjedisor. Ne si Bankë Botërore jemi të përkushtuar të kemi produkte analitike dhe operative për të mbështetur Kosovën që të ketë një cilësi dhe efikasitet më të mirë të shërbimeve publike, cilësi më të mirë të vendeve të punës në sektorin privat dhe të përmirësohet qëndrueshmëria mjedisore”.

Alban Hasani, drejtor ekzekutiv nga Instituti Riinvest, prezantoi gjetjet kryesore të raportit duke theksuar vështirësinë e mbajtjes së punonjësve, emigrimin e fuqisë punëtore, përcaktuesit e prirjes së të rinjve për të emigruar dhe kompanitë që kanë humbur stafin për shkak të migrimit.

Ai gjithashtu tregoi per rekomandimet e gjeneralizuara të aktivitetit, ku pikë kryesore ishte rishikimi i politikave ekzistuese ekonomike për zbatimin e modelit të ri të rritjes ekonomike, dizajnimi i një modeli politikash për ngritjen e aftësisë konkuruese, lansimi i programeve të mbështetjes për investime afatgjate dhe kanalizimi i investimeve të jashtme në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve.

Ndër të tjera, Samir Lleshi, nënkryetar i Odws Ekonomike të Kosovës u shpreh se kanë bërë thirrje ndaj institucioneve qeveritare për t’i rishikuar dhe modifikuar politikat fiskale.

/TV Arbëria