Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Instituti i Shëndetit Publik :Sytë dhe lëkura duhet të mbrohen nga rrezet ultraviolet

Instituti i Shëndetit Publik :Sytë dhe lëkura duhet të mbrohen nga rrezet ultraviolet

Instituti i Shëndetit Publik këshilloi sot se sytë dhe lëkura duhet të mbrohen nga rrezet ultraviolet A e B për arsye të dëmeve të pariparueshme që ato mund të shkaktojnë.

Këto dëmtime përfshijnë:

Konjuktiviti apo skuqja e syve shoqërohet me djegie ose skuqje të lehtë, ndjenja e hyrjes së diçkaje në sy, frika nga drita, etj.

Keratito-konjuktiviti, infeksion i syrit, shoqërohet me dhimbje të syve, sy që hapen me vështirësi sikur janë plot me rërë, turbullime të shikimit, etj.

Pas shumë vite ekspozimi në diell evidetohet katarakta apo perdja e syrit, edhe pse katarakta shtohet me moshën, ekspozimi në diell është faktor i zhvillimit dhe shpejtimit të saj, si dhe është shkaktari i parë i verbimit në botë.

Si dhe sëmundje të retinës e deri në karcinomë si rezultat i transformimit që mund të ndodhë nga veprimi i rrezeve ultraviolet në sy.

Image

Powered by WordPress