Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Institucionet e shtetit të kenë më shumë kujdes për familjet e viktimave”, Masakra e Reçakut, dita që dëshmoi krimet serbe në Kosovë

“Institucionet e shtetit të kenë më shumë kujdes për familjet e viktimave”, Masakra e Reçakut, dita që dëshmoi krimet serbe në Kosovë

Sot është shënuar 26-vjetori i Masakrës së Reçakut.

Ekipi i TV Arbëria në këtë ditë, ka vizituar nga afër Kompleksin Memorial në Reçak, ku janë varrosur trupat e 45 civilëve të vrarë nga forcat serbe.

Për kamerën e TV Arbëria, një nga qytetarët atje ka thënë se “Mëngjesin e asaj dite, forcat serbe rrethuan banorët civilë të fshatit, pleq, gra e fëmijë. I mblodhën diku në një kodër atje lart, dhe i masakruan një nga një”.

Ai e ka cilësuar atë si një nga tmerret më të mëdha që ka ndodhur. Tutje thotë, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka bërë rezistencë të fuqishme ndaj forcave serbe.

“Intitucionet e shtetit ato komunale shtetërore të kena më shumë kujdes për këto familje”, thotë ndër të tjera qytetari.

Ndërsa deputeti i VV-së, Alban Bajrami ka theksuar rëndësinë e ditës së Reçakut. Ai tha, “Sot është një ditë e veçantë për gjithë kombin tonë, sepse përkujtojmë të rënët e Reçakut, të cilët u bënë një gurthemel të shtetndërtimit tonë që kemi sot. Ndërkombëtarizimi i çështjes sonë në nivelin më të lartë ka ndodhur pikërisht këtu, dhe është obligim dhe detyrë e secilit prej nesh, pavarësisht angazhimit që kemi, t’i përkujtojmë ata çdoherë dhe çdo ditë, për atë që kanë bërë për neve, por edhe për sakrificën e madhe që bënë, pleq e të rinj”.

VIDEO: