Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > INSTAT: Në maj vizitorët e huaj u rritën me 63%

INSTAT: Në maj vizitorët e huaj u rritën me 63%

Të huajt vijojnë të mbajnë në këmbë turizmin e vendit tonë edhe përgjatë këtij viti. Kjo vihet re në publikimin më të fundit të Institutit të Statistikave për strukturat akomoduese dhe rezulton se jo-rezidentët u rritën me 63% në muajin maj.

Referuar këtyre shifrave zyrtare, në total vizitorët jo-rezidentë kanë shënuar një numër mbi tre herë më të lartë sesa prania e rezidentëve. Kjo tendencë konfirmohet edhe nga turoperatorët edhe për Qershorin dhe Korrikun ku vendasit po zgjedhin të pushojnë jashtë në një pjesë të mirë të rasteve.

Sipas INSTAT numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 45,8%, në krahasim me muajin Maj të 2023. Nga ana tjetër edhe numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 30,9%, në krahasim me Majin e viti 2023, përkatësisht numri i netqëndrimeve nga rezidentët ka rënë me 2%, ndërsa  numri i netëqëndrimeve nga jo-rezidentët është rritur me 47,1% vihet re në publikimin e INSTAT.

Kryesisht vizitorët në Rajonin Qendror ku bën pjesë Tirana dhe Elbasani kanë shënuar edhe rritjen më të madhe sipas INSTAT me 84%. Ndërsa në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 42,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezidentë në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 62,2%.

Në muajin Maj të këtij viti numri më i lartë i netëqëndrimeve rezulton se në “Rajonin Qendër“ ishte 55%, në “Zonat Bregdetare” 55,8% dhe ndërsa me 92.6% sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”.

Themes by WordPress