Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Instalimi i kamerave në kryeqytet drejt fundit, Komuna tregon pikat ku janë vendosur

Instalimi i kamerave në kryeqytet drejt fundit, Komuna tregon pikat ku janë vendosur

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se projekti për instalimin e kamerave të sigurisë në kryeqytet po hyn në fazën e fundit të realizimit.

Ky projekt, që synon të rrisë sigurinë publike dhe të ndihmojë në menaxhimin më efikas të trafikut, përfshin vendosjen e disa llojeve të kamerave në pika strategjike të qytetit.

“Në kuadër të fazës së fundit të projektit për rritjen e sigurisë publike në Kryeqytet, janë instaluar 24 kamera me njohje automatike të targave (ANPR), 6 kamera videovezhguese multisensor dhe 1 kamerë rrotulluese PTZ,” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Sipas njoftimit, kamerat janë vendosur në disa pika të rëndësishme të qarkullimit dhe sigurisë:

  • Veternik – te “Shelli”;
  • Veternik – te ura;
  • Veternik – rruga kryesore (magjistralja Prishtinë–Ferizaj);
  • Rruga “B” – rrethi te Maxi;
  • Rruga “B” – rrethi te barnatoret;
  • Shkolla “Pavarësia”;
  • Hyrja/dalja te tuneli nën Kurriz;
  • Shkolla Ekonomike;
  • Te ura – rruga për Fushë Kosovë.

Ky projekt është pjesë e iniciativave të Komunës për modernizimin e infrastrukturës së sigurisë dhe për krijimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët.