Blake Lively ka qenë nën shënjestër të një fushate masive në dëm të saj në mes të luftës ligjore me Justin Baldonin: profili i saj në Instagram u mbush me materiale pornografike.
Daniel Roberts, zëdhënësi i Meta-s, tha: “Ky lloj ngacmimi online është i gabuar dhe ne e dënojmë. Ne po heqim përmbajtjen që shkel politikat tona dhe do të vazhdojmë të monitorojmë për postime të tjera shkelëse.”

Është e vështirë të dihet se kush i nisi postimet pornografike – ose saktësisht kur, por ato filluan në një moment të muajit janar. Sipas njerëzve online, vështirë se kjo të ketë ndodhur rastësisht me çështjen ligjore mes saj dhe Baldonit. Vlen të përmendet se Instagrami i Ryan Reynolds ndërkohë nuk ishte prekur.
Dhjetëra e dhjetëra postime pornografike kaluan nën radar, sepse ato ishin nën seksionin e “etiketimeve” të aplikacionit. Këtu çdokush – edhe yjet – mund të etiketohen në një foto dhe ajo të shfaqet në profilin e tyre, përveç nëse janë vendosur cilësime specifike. Duket se Blake me 45 milionë ndjekësit e saj nuk i kishte aktivizuar ato cilësime – por, ajo nuk ka pasur nevojë për to deri më tani.
Siç e dini, Blake ngriti një padi kundër Justin muajin e kaluar, duke pretenduar se ai e ngacmoi seksualisht në xhirimet e “It Ends With Us” dhe më pas u përpoq të prishte reputacionin e saj.
Baldoni i është kundërpërgjigjur pretendimeve, duke i quajtur ato krejtësisht të pavërteta. Ai gjithashtu ka paditur New York Times për një artikull që u botua pasi Lively ngriti padinë e saj.