Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Inspektorët e MINT kryejnë kontrollet në tri pompat në Zubin Potok, pronarëve iu kërkohen licencat e punës e dokumentet e tjera

Inspektorët e MINT kryejnë kontrollet në tri pompat në Zubin Potok, pronarëve iu kërkohen licencat e punës e dokumentet e tjera

Në tri pompat e karburanteve në Zubin Potok, inspektorët e Ministrisë së Tregtisë së Kosovës kanë kryer kontrolle afariste mëngjesin e sotëm.

Janë kontrolluar licencat e punës dhe dokumentet e tjera.

“Inspektorët kanë kryer kontrolle në tre pompa private, kanë kërkuar nga pronarët leje pune dhe dokumentacion tjetër. Kontrollet në Zubin Potok kanë përfunduar dhe këto pompa nuk janë mbyllur”, ka konfirmuar për KoSSev, Veton Elshani, zëvendëskomandant i PK-së për rajonin e Veriut.

Policia e Kosovës Veri ka ndihmuar në këto kontrolle. Inspektorët sot do të vizitojnë edhe pompat e tjera në veri.

Kujtojmë se për më pak se një javë, institucionet inspektuese të Kosovës vendosën dry në gjithsej pesë pompa në të katër komunat në veri të Kosovës.

Për tre të parat, dy në Zubina Potok dhe një në pjesën veriore të Mitrovicës, është konfirmuar se janë mbyllur për shkak të funksionimit pa licencë, ndërsa pjesa tjetër janë mbyllur të gjitha përkohësisht – për shkak të operimit të paautorizuar.

Tre nga këto pesë pika karburanti janë kompani të naftës NIS.