Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Inspektorët e MASHTI-t shkojnë te kopshti ku u rrah 3-vjeçari

Inspektorët e MASHTI-t shkojnë te kopshti ku u rrah 3-vjeçari

Inspektorët e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit këtë të martë kanë shkuar në çerdhën “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, ky dyshohet se një 3-vjeçar është rrahur nga edukatoret e këtij institucioni.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se është e shqetësuar nga pamjet e publikuara.

“E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor. Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar”, ka shkruar ajo n në Facebook.

Nagavci tutje ka thënë se ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar.

“Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme. MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve”, ka përfunduar ajo.

/TV Arbëria