Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri, konstatojnë mungesë masash për sigurinë në punë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri, konstatojnë mungesë masash për sigurinë në punë

Inspektorati Qendror i Punës, ka njoftuar se janë ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri.

Në njoftim shtohet se, në këtë objekt, janë konstatuar se ka pasur parregullsi në mos marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Postimi:

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri

Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në Vushtrri, ka konstatuar se kishte parregullësi në mos marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.