Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Inspektorati ia ndalon punimet kompanisë ALBA të Valdet, Fisnik dhe Sejfullah Deçani: Ndërtonin banesa pa skele, rrezikoheshin punëtorët

Inspektorati ia ndalon punimet kompanisë ALBA të Valdet, Fisnik dhe Sejfullah Deçani: Ndërtonin banesa pa skele, rrezikoheshin punëtorët

Vetëm brenda katër muajve të parë të vitit 2026, shtatë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. Si pasojë e kësaj gjendjeje, Inspektorati i Punës ka filluar një aksion inspektimesh në të gjithë territorin e Kosovës, në bizneset që merren me ndërtim apo veprimtari të ngjashme.

Nuk dihet ende nëse sivjet është inspektuar puna e kompanisë ALBA Sh.P.K., por ajo që dihet është se në vitin 2025 ky inspektorat i kishte ndaluar përkohësisht punimet kësaj kompanie.

Kjo kishte ndodhur pasi në biznesin e Valdet, Fisnik dhe Sejfullah Deçanit mungonin skelet në hapësirën punuese të objektit banesor. Kësisoj është bërë shkelje e ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Me këtë vendim, Inspektorati ka urdhëruar kompaninë ndërtuese ALBA Sh.P.K. të vendosë skele përreth objektit, të mbyllë hapësirat e brendshme dhe të kufizojë hapësirat e rrezikshme në vendpunishte me rrethoja mbrojtëse.

Mirëpo, duket se ky vendim nuk e ka shtyrë kompaninë të reflektojë dhe të kujdeset për sigurinë e punëtorëve, pasi në një inspektim tjetër të realizuar pas tre muajsh është evidentuar sërish mungesa e skeleve.

Me vendimin e datës 29 tetor 2025, Inspektorati i Punës i ka ndaluar sërish punimet kompanisë ALBA Sh.P.K., pasi është konstatuar mungesa e skeleve në të gjithë hapësirën punuese, raporton Veriu.Info, transmeton Insajderi

Kjo kompani merret edhe me produkte të sanitarisë, ku në publik njihet me emrin ALBAQERAMIKA.