Njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Prokurorinë Themelore në Pejë, kanë realizuar një aksion inspektimi në disa autoparkime në rajonin e Pejës.
Gjatë këtij aksioni janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përgjegjëse në përputhje me kompetencat e tyre.
Policia ka bërë të ditur se aktivitetet janë zhvilluar në koordinim me autoritetet relevante, ndërsa procedurat përkatëse do të vazhdojnë sipas vlerësimit të organeve kompetente.