Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Inspekcioni në aksion, largon terrasat nëpër trotuare

Inspekcioni në aksion, largon terrasat nëpër trotuare

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka njoftuar se ka larguar terrasat/konstruksionet që ishin vendosur nga bizneset në trotuarin përgjatë rrugës Luan Haradinaj.

Sipas njoftimit, lirimi i këtyre hapësirave është bërë në koordinim dhe mirëkuptimin e plotë edhe të pronarëve.

“Drejtoria e Inspeksionit ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike të cilat po shfrytëzoheshin nga biznese të ndryshme në kryeqytet.  Këto ditë, në koordinim dhe me mirëkuptimin e plotë edhe të pronarëve, janë larguar terrasat/konstruksionet të cilat ishin vendosur në trotuarin përgjatë rrugës Luan Haradinaj (përballë Stacionit të policisë).  Gradualisht por me shumë përkushtim, Drejtoria e Inspeksionit po ua rikthen hapësirat qytetarëve të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria