Disa disiplina atletike të vrapimit kanë futur repesazhin në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, që është hera e parë në historinë e Lojërave Olimpike.
Federata Ndërkombëtare e Atletikës prezantoi repesazhin për disiplinat individuale në 100 dhe 110 metra me pengesa, 200, 400, 400 me pengesa, 800 dhe 1500 metra.
Megjithatë nuk do të ketë repesazh në 100 metra pasi në këtë garë ka gara paraprake para raundit të parë, si dhe në garat 3000 metra për shkak të kohës së kufizuar të rikuperimit ndërmjet garave.
Deri më tani garën e kanë vazhduar tre sportistët më të mirë të grupeve, ndërsa kanë avancuar edhe sportistët me kohën më të mirë nga ata që nuk janë kualifikuar direkt.
Një nga fitueset në katër garat e repesazhit në 800 metra ishte francezja Anais Bourgoin (27), e cila u kualifikua për në gjysmëfinale.
“Nuk mund të flija natën e