Lëvizja Vetëvendosje dje përmes një tubimi ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë në garën e 9 shkurtit 2024, shkruan TV Arbëria.
Kryeministri Kurti gjatë fjalimit të tij në tubim foli për arritjet e tij si kryeministër për 4 vite qeverisje.
“Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 janë gjykimi popullor, e vlerësimi qytetarë, për rritjen ekonomike 6% në vit, për rritjen e punësimit për 22%, për shtimin e numrit të fëmijëve në çerdhe për 33%, e për rritjen e pensioneve për mbi 33%, për rritjen e buxhetit të pagave për 45%, rritjen e buxhetit të shtetit për 50%, rritjen e qarkullimit të bizneseve për mbi 80%, për shtimin e eksporteve tona për qind për qind. E të Investimeve të Huaja Direkte për 134%, për ngritjen e buxhetit për barna për gati 200%, e të buxhetit për ushtri për mbi 200%, të subvencioneve për grurë për 275%, të buxhetit për kulturë e sport për 300% e deri te shtesat për fëmijë e mbështetja për lehona për herë të parë dhe shtrirja e sovranitetit në % për % të vendit tonë të dashur”, tha Kurti.
Kurti në këtë tubim sërish zgjedh t’i godas televizionet përmes deklaratave të tij, ai këtë herë shprehet se “Ka shumë zhurmë për natë nëpër shumë studio televizive, sepse zori është i madh. Aty, atje, tek ata nuk flet mendja, por pisket sikleti”.
“Ai është sikleti madh i oligarkisë që transmeton britma-analizë. Këtyre po iu lagët fyti nga ata tashmë vet e ndjenë tharjen e fytit, sepse buxheti i shtetit me neve është nga qytetarët, për qytetarët, pa dallim, e asnjëherë dedikuar mujsharëve e segmenteve të tyre”, vazhdon tutje Kurti.
Mes tjerat Kurti nuk harron të bëjë thirrje për 500 mijë vota, po ashtu bën thirrje edhe për diasporën që të regjistrohen për të votuar online dhe të mos e lënë në moment të fundit.
“Të dashur aktivistë, anëtarë, qytetarë, kjo ishte liista fituese e koalicionit të përbashkët të Lëvizjes Vetëvendosje me partin GUXO dhe me partin Alternativa. Atëherë u bëni thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve që i keni farefis a miç e kolegë, që deri më datë 26 dhjetor e le t’mos e lënë për ditën e fundit, e kanë afatin për tu regjistruar për të votuar, kush nuk regjistrohet nuk mund të voton, kush regjistrohet voton e fiton. Andaj në këto pak ditë të mbetura e të numrueshme le të përqëndrohem tek regjistrimi online sa më i madh i mërgatës tonë, e cila ka qenë vendimtare në vitin 2021 e do të bëhet vendimtare edhe në vitin 2025. Por çdo ditë edhe para 26 dhjetorit edhe mas 26 dhjetorit, edhe para 11 janarit kur fillon zyrtarisht fushata edhe mas 11 janarit çdo orë se jo çdo ditë, të çdo jave të këtyre më pak se dy muaj të mbetur, deri më datën 9 shkurt, le t’punojmë në çdo kumunë, lagje, fshatë, shtëpi më shtëpi në mënyrë që ta sigurojmë fitoren e madhe të Lëvizjes Vetëvendosje të republikës tonë, për gjysëm milioni apo 500 mijë vota në zgjedhjet e rregullta parlamentare të rradhës. Të vërtetën tonë, të vërtetën e punës tonë, të vërtetën e sukseseve dhe të arriturave tona, por gjithashtu të vërtetën edhe të vizionit tonë me synimet e reja që i kemi, le ta shperndajmë anë e mbanë te secili qytetarë, pa dalliim duke punuar pa u ndalur, drejt 9 shkurtit drejt fitores, votojmë besojmë, punojmë, fitojmë, ju faleminderit, e mirupafshim në takimet e tubimet e radhës përditë, mos harroni drejt 9 shkurtit ku fitojmë te gjithë, sepse secila e secili. Rroftë Lëvizja vetëvendosje, rroftë partia Guxo, rroft Alternativa, rroftë Republika e Kosovës, rroftë kombi shqiptarë”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij.
Ajo që u vërejt gjatë këtij tubimi ishte mungesa e flamurit të Kosovës po ashtu edhe interpretimi i himnit të Shqipërisë dhe jo të Kosovës. /TV Arbëria