Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Inflacioni në Turqi shënon rënie për herë të parë në më shumë se një vit

Inflacioni në Turqi shënon rënie për herë të parë në më shumë se një vit

Inflacioni vjetor në Turqi ka shënuar rënie në nëntor, për herë të parë në më shumë se një vit, sipas shifrave zyrtare të publikuara të hënën nga Instituti i Statistikave Turke (TurkStat). Megjithatë, ai mbetet në shkallën më të lartë në 24 vjetët e fundit.

Në muajin nëntor inflacioni ka shënuar rënie për 0.63 për qind krahasuar me një muaj më parë, shkruan AA. Norma mujore e inflacionit në nëntor ishte 2.88 për qind, krahasuar me tetorin e cila ishte në muajin 3.51 për qind.

Sipas Institutit të Statistikave Turke (TurkStat), norma vjetore e inflacionit në vend ka shënuar rënien e parë që nga maji 2021.

Rritjet më të mëdha të çmimeve vjetore janë shënuar në sektorin e transportit, me 107 për qind, pasuar nga çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 102.55 për qind, sipas të dhënave zyrtare.

Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe rënia e vlerës së lirës kanë nxitur inflacionin në këtë shtet.

/TV Arbëria

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress