Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Infermierët paralajmërojnë grevë e protestë

Infermierët paralajmërojnë grevë e protestë

Shoqata Sindikale e Infermierëve të Kosovë ka paralajmëruar grevë dhe protestë nëse kërkesa e tyre për shtesa nuk realizohet.

Përmes një letër të hapur drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtorit të QKUK dhe Spitaleve Rajonale, kanë kërkuar që t’u kompensohen në mënyrë retroaktive shtesat e nëpunësve shëndetësor, shkruan Insajderi.

“Në anën tjetër rezistenca e pabazë dhe mos respektimi i të drejtave tona ligjore do ketë për pasojë protesta dhe bojkot të punës në nivel vendi dhe në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor”, thuhet në letër.

Letra e plotë:

Ë Ë

LETËR E HAPUR

Ministria e Shëndetësisë,

Drejtor të QKUK dhe Spitaleve Rajonale,

Drejtor të Departmenteve të Shëndetësisë në komunat e Republikës së Kosovës,

Me qëllim që t’i japin mundësi dialogut social ju ftoj të bashkpunojmë që ne dhe ju t’a kryejm obligimin dhe punën tonë, ndërsa infermierëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të profileve tona t’ua kompenzoni në mënyrë retroaktive shtesat e nëpunësve shëndetësor të cilë karrieren kanë vendosur t’a përqenrojnë në sistemin publik shëndetësor, atë primar, sekondar dhe terciar ashtu siç është e përcaktuar me ligj.

Ligji i Pagave Nr. 08/ L-196, neni 30 me të gjitha paragrafet na e garanton këtë shtesë.

Rregullorja Nr. 02/2023 bie ndesh me Ligjin e Pagave dhe përbënë diskriminim të thellë duke përjashtuar komunitetet tona nga titulli “ Profesionist shëndetësor “, gjë të cilën nuk e lejoj sepse jemi profesionist shëndetësor, në fakt sistemi shëndetësor nuk funkcionon pa komunitetet tona.

Duke e respektuar ligjin dhe jo rregulloret të cilat bien ndesh me ligjin, ju respektoni komunitetet tona dhe profesionin e ndershëm të infermierit.

Në anën tjetër rezistenca e pabazë dhe mos respektimi i të drejtave tona ligjore do ketë për pasojë protesta dhe bojkot të punës në nivel vendi dhe në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor.

Në ditët në vijim do merrni edhe kërkesën zyrtare për mbështetje në realizimin e kësaj të drejte, ndërsa në rast proteste apo greve, qytetarin dhe pacientin do e drejtojmë tek ata të cilët e kanë shkelë ligjin dhe refuzojnë zbatimin e ligjit, ndërsa ne të cilë kërkojmë zbatimin e tij nuk do mbajmë përgjegjësi.

Shoqata Sindikale e Infermierëve të Kosovë padyshim promovon dialogun social si dhe mbetemi të përkushtuar në krijimin, ruajtjen dhe avancimin e mardhënieve të bashkpunimit me të gjitha institucionet, përveq kur partnerët social nuk na lënë rrugë tjetër pos masava dhe veprimeve sindikale.

Enlirat Duraku

Kryetar

Sindikata e Infermiereve

Powered by WordPress