Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > ​Infantino: Unë dhe FIFA jemi me Lukakun, pres dënime të ashpra për fyerjet ndaj tij

​Infantino: Unë dhe FIFA jemi me Lukakun, pres dënime të ashpra për fyerjet ndaj tij

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se nuk ka vend për racizëm dhe diskriminim në futboll, pasi sulmuesi i Interit , Romelu Lukaku u vu në shënjestër të disa tifozëve të Juventusit mbrëmë.

Romelu Lukaku u abuzua në mënyrë racore nga një grup tifozësh të Juventusit mbrëmjen e së martës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino lëshoi një deklaratë të mërkurën, duke dënuar grupet raciste dhe duke këmbëngulur që tifozët, klubet dhe institucionet e futbollit duhet të marrin masa për të trajtuar këtë çështje.

“Në futboll, nuk ka vend për racizëm apo ndonjë formë tjetër diskriminimi,” tha ai në një deklaratë zyrtare.

“Ishte thjesht e papranueshme të shihje ofendime ndaj sulmuesit të Interit Romelu Lukaku gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Juventusit në Torino më 4 prill. FIFA dhe unë jemi me Lukakun dhe çdo lojtar tjetër, trajner, zyrtar të ndeshjes dhe çdo person tjetër të përfshirë në një lojë futbolli, viktimë e racizmit apo çdo forme tjetër diskriminimi.”, theksoi ai, duke shtuar se raste të tilla duhet të ndëshkohen ashpër.

“Të gjitha autoritetet duhet të ndëshkojnë ashpër viktimat e këtyre abuzimeve. E përsëris apelin që nisa në fillim të vitit, duke shpresuar që fansat të dëgjojnë zërin e tyre, duke i heshtur racistët. Në të njëjtën kohë, në futboll duhet të garantojmë zbatimin e sanksioneve të rënda sportive për të përballuar incidente të ngjashme.”, tha në fund i pari i FIFA-së.

Shumë lojtarë kanë treguar mbështetjen e tyre për Lukakun në rrjetet sociale të mërkurën, duke iu përgjigjur postimit të tij të parë në Instagram pas incidenteve të ndodhura në stadiumin “Allianz” në Torino. /TV Arbëria

Powered by WordPress