Me më shumë se 1.42 miliardë banorë India është tani vendi me popullsinë më të madhe në botë Së shpejti India pritet të jetë edhe ekonomia e tretë më e madhe në botë.
Ekonomikisht India nuk e ka arritur ende Republikën Popullore të Kinës, por për nga popullsia po. Madje sipas OKB-së që nga e premtja (14.06) India është me 1,425,775,850 banorë numri një për numrin e popullsisë në botë.
Jo të gjithë të gëzuar për rekordin
Edhe pse shumë vetë në Indi e pranojnë me kënaqësi se bota ka ndryshuar, jo të gjithë indianët e kanë pritur me padurim dhe gëzim këtë rekord. Shumë indianë rriten nën një presion dhe konkurrencë shumë të madhe. Atyre u duhet të luftojnë fort për të siguruar një vend në një shkollë të mirë, në spital madje madje thjesht në tren.
Jo të gjithë indianët e kanë pritur me gëzim rekordin e ri të popullsisë Jo të gjithë indianët e kanë pritur me gëzim rekordin e ri të popullsisë
Megjithatë rekordin e ri rritja e popullsisë në Indi që nga fundi i viteve 1980 ka ardhur duke rënë. Sipas anketave të fundit lindshmëria në Indi është 1.6 fëmijë për grua në qytete dhe 2.1 në zonat rurale. Po ashtu është rritur edhe mosha mesatare, kur një grua sjell në ketë fëmijën e parë. Faktorët për këtë janë edukimi si dhe emancipimi i shoqërisë.
Moshë mesatare e re
Popullsia e Indisë është gjithashtu më e re se në shumë vende të zhvilluara. Sipas World Population Review mosha mesatare në Indi është 28.7 vjeç. Për krahasim: në SHBA ajo është 38.5 vjeç, në Kinë 38.4 dhe në Zvicër 42.7 vjeç. Pra tani që Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe Kina po forcohet, shumë vende perëndimore me një moshë mesatare më të lartë po përpiqen të thithin punëtorë të kualifikuar nga India. Për një të tillë shpreson edhe qeveria indiane, sepse në Indi ka mungesë vendesh pune për popullsinë e re të vendit./TV Arbëria