Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Incidenti në veri, policia: Maturanti kishte ngjyrë në qafë, jo gjak

Incidenti në veri, policia: Maturanti kishte ngjyrë në qafë, jo gjak

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës , koloneli Gazmend Hoxha në lidhje me veprimet policisë së Kosovës më 32 maj në Mitrovicën veriore tha se maturanti, i cili është paraqitur “me gjak” në qafë më 23 maj në Mitrovicën e Veriut, ishte i ngjyrosur me ngjyrë.

Në një konferencë për media, drejtori Hoxha, tha se shenjat me ngjyrë në qafë, maturanti i kishte pasur para intervenimit të policisë.

“Këtë shenjë e kanë pasur edhe persona të tjerë pjesëmarrës”, tha Hoxha.

Ai theksoi se ekspertët e forenzikës kanë bërë analizë dhe ajo tregoi se
maturanti nuk kishte gjak në qafë , po ngjyrë.