Një 31 vjeçar është ndaluar për 48 orë.
Ai dyshohet se ka kanosur fqinjin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit.
Ende nuk janë të qarta detajet që çuan drejt këtij incidenti.
Lidhur me rastin është deklaruar policia përmes zëdhënësit rajonal të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Po, bëhet fjalë për një rast kanosjeje. I dyshuari është mashkull, rreth 31 vjeç. Pas intervistimit, ai është ndaluar për 48 orë. Nuk ka dëshmi se është përdorur ndonjë armë, apo se është bërë kanosja me armë”, tha Bytyqi.