Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “Incidenti duket se ishte i parandalueshëm, helikopteri ishte në dijeni se kishte një aeroplan”, thonë zyrtarët amerikanë

“Incidenti duket se ishte i parandalueshëm, helikopteri ishte në dijeni se kishte një aeroplan”, thonë zyrtarët amerikanë

Sekretari i Transportit në SHBA, Sean Duffy, duke iu dhënë përgjigje pyetjeve mbi incidentin ku u përplasën aeroplani dhe helikopteri, tha se “diçka ka ndodhur” meqë gjithçka ishte në standarde sa i përket rrugës së fluturimit dhe shtoi se të dy pilotët ishin me përvojë.

Ai tha se helikopteri ka qenë në dijeni se ka pasë një aeroplan në zonë.

Misioni i helikopterit u klasifikua si një “mision stërvitor”, për të cilin ai thotë se mund t’i shtyjë njerëzit të mendojnë se dikush i papërvojë është në kabinë, por ai thotë të mos “lexohet në atë” drejtim.

Duffy tha gjithashtu se ai do të presë që të gjitha informacionet të vijnë, por ai mendon se incidenti ishte i parandalueshëm, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Derisa ky hetim po vazhdon, ne do të japim më shumë informacion”, thotë ai.

Duffy është pyetur edhe për komunikimin ndërmjet helikopterit, aeroplanit komercial dhe kontrollit të fluturimit – ai thotë se nuk ka pasur asnjë prishje në komunikimin ndërmjet helikopterit ushtarak dhe fluturimit të American Airline.

“Helikopteri ishte në dijeni se kishte një avion në zonë”, thotë ai.

Ai gjithashtu konfirmon se Presidenti Donald Trump do të jetë në Sallën e Situatave këtë mëngjes (sipas kohës lokale) dhe se është mbajtur i informuar për atë që po ndodh.