Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Incidentet me armë zyrtare, Sylejmani: Mosha e policëve që pranohen në Policinë e Kosovës të ngritet në 20 vjeç

Incidentet me armë zyrtare, Sylejmani: Mosha e policëve që pranohen në Policinë e Kosovës të ngritet në 20 vjeç

Një zyrtar policor në Istog ka plagosur aksidentalisht një të afërm të tij me armën zyrtare. Rraste të ngjashme janë shënuar edhe më herët në vendin tonë.

Lidhur me këtë, koloneli në pension i Policisë, Rrahman Sylejmani po rekomandon që mosha e policëve të rinj që pranohen në Policinë e Kosovës të ngritet në 20 vjeç.

Veç kësaj, Sylejmani e sheh të nevojshëm zgjatjen e kursit të policëve të rinj në Akademinë Policore.

“Është brengosëse sepse nuk është rasti i parë që ka shkrepje aksidentale. Është brengosëse sepse janë policë të rinj që sapo dalin nga Akademia e Policisë, por edhe në moshë të re, jo vetëm të rinj në shërbim. Kushtet për të iu bashkuar Policisë së Kosovës janë nga 18 vjet deri në 30, kështu që po tregohet se është një lloj papjekurisë e tyre jetësore e zyrtarëve policor. Pastaj, mungesa e trajnimit efektiv se sa që e kanë dhe vet zgjatja e kursit është më së e domosdoshme”, është shprehur Sylejmani, për tëvë1.

Ndërsa, ish-koloneli kërkon edhe disiplinë më rigoroze dhe inspektime më të shtuara të policëve të rinj.

“Po tregohet që nuk mjafton perioda kohore të cilën ata e kalojnë në Akademinë Policore, sepse për herë të parë kur ata janë në kontakt me armën, ata janë policë 18 vjeçar. Për mua është shumë e rëndësishme që ai nivel i vjetërsisë të ngritët në 20 vjet. Janë një seri masash përveç trajnimit, duhet të kenë edhe në disiplinë një lloj ashpërisë dhe inspektimi”, ka shtuar ai.

Powered by WordPress