Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Incident në linjën 3A ndaj nxënëseve, komuna largon nga puna shoferin dhe suspendon konduktorin

Incident në linjën 3A ndaj nxënëseve, komuna largon nga puna shoferin dhe suspendon konduktorin

Komuna e Prishtinës ka reaguar lidhur me incidentin që ka ndodhi të premten nga ana e një shoferi dhe konduktorit në linjën e autobusit 3A ndaj disa nxënëseve në Prishtinë.

Sipas njoftimit, thuhet se menjëherë pas marrjes së informacionit dhe analizimit të videos shoferi i përfshirë është larguar nga puna, ndërsa konduktori është pezulluar për 10 ditë deri në verifikimin e plotë të rastit.

“Ne dënojmë çdo veprim që rrezikon sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve tanë dhe jemi të përkushtuar të garantojmë një transport publik të sigurt dhe të përgjegjshëm. Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngjashëm dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve tona”, thuhet në njoftim.