Dje është inauguruar laboratori i ri në spitalin e fëmijëve “Sheikha Fatima”, donacion i “Khalifa Foundation”.
Siç thuhet në një njoftim të Zyrës së Presidentes, ky laborator është i pajisur me teknologji bashkëkohore dhe do të mundësojë realizimin e shumicës së analizave brenda spitalit.
“Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e efikasitetit, cilësisë dhe qasjes së qytetarëve në shërbime më të avancuara laboratorike, me theks të veçantë tek fëmijët, të cilët janë përfituesit më të ndjeshëm dhe më të rëndësishëm të këtyre investimeve.”, thuhet tutje në njoftim.
Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje të thellë për popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe, në veçanti, për Lartmadhërinë e saj, Sheika Fatima bint Mubarak Al Ketbi, për kontributin e çmuar dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.