Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > IMN Tulltorja: Fatura e energjisë elektrike rritet për 281 për qind, edhe pse konsumi ka rënë

IMN Tulltorja: Fatura e energjisë elektrike rritet për 281 për qind, edhe pse konsumi ka rënë

Kompania IMN Tulltorja Sh.p.k. ka ngritur shqetësimin për rritjen e madhe të çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se kjo po rëndon ndjeshëm prodhimin vendor.

Përmes një krahasimi të faturave të muajit tetor 2024 dhe tetor 2026, kompania ka bërë të ditur se, pavarësisht se ka shpenzuar më pak energji elektrike, fatura e saj është rritur për afro 282 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania, në tetor të vitit 2024 janë shpenzuar 984,754 kW energji elektrike, për të cilat është paguar fatura prej 69,628.87 eurosh.

Ndërsa në tetor të vitit 2026, konsumi ka qenë 901,964 kW, por fatura ka arritur në 265,471.11 euro.

Kjo nënkupton se, ndonëse konsumi ka rënë për 8.4 për qind, kompania është përballur me një faturë më të lartë për 195,842.24 euro.

MN Tulltorja vlerëson se kjo rritje e kostos së energjisë ndikon drejtpërdrejt në çmimin e prodhimit të bllokave të argjilës, duke rrezikuar konkurrueshmërinë e prodhuesve vendorë, vendet e punës dhe stabilitetin e çmimeve në sektorin e ndërtimit.

Kompania ka kërkuar reagim dhe mbështetje urgjente për industrinë prodhuese.