Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Imitimi i Hashim Thaçit nga Lumir Abdixhiku

Imitimi i Hashim Thaçit nga Lumir Abdixhiku

Përgatiti Afrim Kasolli

Gjatë ditës së sotme kandidati për kryeministri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar një plan për investime në Prishtinë në vlerë prej 1.5 miliardë eurosh.

Me këtë rast, kryetari i LDK-së, ka pohuar se më këto investime “do ta transformojnë jetën në kryeqytet, dhe do t’i japin fund pengesave që burojnë nga përçarja e që nuk ofrojnë asgjë për qytetarët”. Pra sipas Abdixhikut, këto investime prekin “infrastrukturën, sportin, kulturën, arsimin e shëndetësinë! Projekte ambicioze që do ta transformojnë jetën në kryeqytet, dhe që do t’i japin fund pengesave që burojnë nga përçarja e që nuk ofrojnë asgjë për qytetarët” – ka thënë Abdixhiku.

Siç dihet LDK ka premtuar 5 miliardë investime kapitale dhe është zotuar se nën drejtimin e kësaj partie rritja ekonomike do të jetë mbi 5 për qind.

Mirëpo, projekte të tilla, sipas analistit Shenoll Muharermi janë vetëm investime në beton dhe nuk janë zgjidhja e duhur për sfidat ekonomike të Kosovës. Nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social facebook, Muharremi ka shkruar, se a duhet kuptojmë zhvillimin ekonomik vetëm si investim në infrastrukturë? Për më tepër ajo qasje“është aplikuar më herët, sepse e ka bërë Hashim Thaçi me projekte gjigante të infrastrukturës me miliarda gjithashtu. Ne duhet të kishim mësuar diçka nga eksperiencat e kaluara. A i adreson kjo qasje nevojat e ekonomisë së Kosovës? A është investimi me kthim optimal? Ne duhet të i shikojmë parametra ekonomik dhe të shohim se cilat janë nevojat. E investimi vetëm në infrastrukturë nuk është investimi më i duhur”, ka shkruar ndër të tjera Muharremi.

Prandaj, sipas tij “ne duhet të fokusohemi tek bizneset dhe sektori privat, aty duhet të i investojmë miliardat jo në beton! Nëse i ke €5 miliardë investime, shiko miksoje pak. Investo €2.5 miliardë direkt në programe të buta biznesore, infrastrukturë dhe ekosistem biznesi, shkathtësi e shumë gjëra tjera e €2.5 miliardë tjera futi në beton e ndërtim nëse bash insiston kaq shumë! Deficiti në mallra shkon në 10 miliardë me 2030 e ti investon në beton? Nuk duket me qenë një qasje e duhur kjo! Është më i mirë sesa me i investu në skema sociale e me stimulu inflacionin dhe importin, por nuk është një investim me kthim optimal bazuar në nevojat e ekonomisë së Kosovës dhe rritjes së konkurrencshmërisë së biznesve dhe ekonomisë” ka përfunduar analisti në fjalë. /TV Arbëria