Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Imeri: Diaspora të mos shihet si kontingjent votuesish

Imeri: Diaspora të mos shihet si kontingjent votuesish

Profesori i Shkencave Politike, Dorajet Imeri ka thënë se diaspora nuk duhet të shihet nga partitë politike në Kosovë si kontingjent votuesish.

Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1 tha se diaspora duhet të konsiderohet si një aset i jashtëzakonshëm që lidh vendin tonë me vendin që ata jetojnë.

“Nëse unë nuk gabohem e kujtoj që diaspora ka qenë përcaktuese në fitoren e parë të LVV-së në raport me LDK-në në zgjedhjet e 2019-tës. Kjo ishte indikative për partitë e tjera e në veçanti për LVV-në që ta intensifikonte përdorimin e diasporës për fitore. Kjo ka bërë që partitë tjera e në veçanti PDK të vazhdojë që të ketë aktivitete të shtuara në diasporë, që unë konsiderojë që kanë shënuar një rezultat që është për tu vlerësuar dhe matur…Unë as të njërës as tjetrës nuk e shoh pozitive për një arsyeje të vetme se diaspora nuk guxon të shihet vetëm si një kontigjent votuesish. Diaspora atje në të shumtën e rasteve janë produkt i keqqeverisjes këtu, sepse askush nuk ka shkuar atje për të pasur zgjidhje të parë”, ka deklaruar ai.

Powered by WordPress