Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Imane Khelif s’i falë ngacmimet ndaj saj, paraqet ankesë zyrtare në Prokurorinë e Parisit

Imane Khelif s’i falë ngacmimet ndaj saj, paraqet ankesë zyrtare në Prokurorinë e Parisit

Kampionia olimpike në boks, Imane Khelif, ka paraqitur një ankesë ligjore në Francë, për ngacmimet që iu bënë në internet.

Ajo ishte pre e kritikave, akuzave e pretendimeve lidhur me gjininë gjatë Lojërave të Parisit.

Khelif e fitoi medaljen e artë të premten, duke u bërë heroinë e Algjerisë dhe duke sjellë vëmendje globale në boksin e grave.

Ankesa është dorëzuar të premten në zyrën e Prokurorisë së Parisit për luftimin e gjuhës së urrejtjes në internet, tha avokati Nabil Boudi.

Në një deklaratë, ai e përshkroi fushatën kundër boksieries si “mizogjiniste, raciste dhe seksiste”.
Tani u takon prokurorëve të vendosin nëse ka bazë për të nisur hetimet.

Powered by WordPress