Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Imane Khelif ngjitet pas pak në ring, do të përballet me hungarezen Anna Luca Hamori

Imane Khelif ngjitet pas pak në ring, do të përballet me hungarezen Anna Luca Hamori

Pas pak, boksierja algjeriane Imane Khelif rikthehet në aksion në Paris 2024 për një ndeshje çerekfinale kundër hungarezes Anna Luca Hamori në kategorinë e peshave të lehta (66 kg).

Të enjten, një polemikë e madhe gjinore shpërtheu pas fitores së Khelif në raundin e parë ndaj Angela Carini të Italisë.

Një shtytje e dorës së djathtë nga boksierja algjeriane e detyroi Carinin të informonte këndin e saj se donte të tërhiqej. Ndeshja zgjati vetëm 46 sekonda.

Arsyeja e polemikave është se Khelif u skualifikua nga Kampionati Botëror vitin e kaluar për shkak të dështimit të testit të përshtatshmërisë gjinore dhe niveleve të larta të testosteronit. Këto teste janë kryer nga IBA, e cila pretendon se specifikat e testeve dhe mënyra se si janë kryer janë konfidenciale, por që ajo është identifikuar nga mediat ndërkombëtare si transgjinore.

Pikërisht sot, me fillim nga ora 17:30, Imane Khelif do të rikthehet në ring, ku do të kërkojë një vend në gjysmëfinale, atje ku do të përballet me hungarezen, Anna Luca Hamori. Ky meç ka marrë vëmendjen e botës dhe pritet të ketë shikueshmëri shumë të madhe.

Powered by WordPress