Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Imami Bekim Jashari: Kosova po mbetet e izoluar, në kurriz të saj s’mund ta humbni të ardhmen

Imami Bekim Jashari: Kosova po mbetet e izoluar, në kurriz të saj s’mund ta humbni të ardhmen

Kryeimami i Besianës, Bekim Jashari, ka kritikuar qasjen e institucioneve të Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë, duke thënë se vendi po mbetet i izoluar, ndërsa shtetet e tjera po avancojnë në bashkëpunim me partnerët e tyre.

Në një reagim të tij, Jashari ka përmendur disa prej figurave amerikane që, sipas tij, kanë dhënë kontribut në çlirimin dhe forcimin e Kosovës, ndër ta Madeleine Albright, Tom Lantos, James Rubin, Sandy Berger, Wesley Clark, Richard Holbrooke dhe William Cohen.

“A ju vjen marre prej Madeleine Albright, Tom Lantos, James Rubin, Sandy Berger, Wesley Clark, Richard Holbrooke dhe William Cohen, sekretari i Mbrojtjes?”, ka shkruar Jashari.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet ta humbë të ardhmen e saj për shkak të përplasjeve me partnerët ndërkombëtarë.

“Edhe ato shtete që na kanë njohur janë bërë pengesë për ju. Në kurriz të Kosovës s’mund ta humbni të ardhmen tonë”, ka deklaruar ai.

Jashari ka kritikuar gjithashtu ata që, sipas tij, sot i sulmojnë figurat dhe shtetet që kanë ndihmuar Kosovën, duke përdorur edhe një gjuhë të ashpër ndaj tyre.

Në pjesën tjetër të reagimit, ai ka folur edhe për marrëdhëniet mes vendeve të Lindjes së Mesme, duke përmendur raportet mes Turqisë dhe Izraelit dhe çështjen e lëvizjes pa viza të palestinezëve në disa shtete arabe.