Përgatiti: Afrim Kasolli
Para katër viteve Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, ishte befasia e zgjedhjeve lokale në qytetin e Gjilanit. Ai e fitoi ato me një lehtësi të padurueshme kundër një veterani të njohur të politikës sikur Lufti Haziri. Madje, paradokosalisht Gjilani ishte njëri nga qytetet e pakta që e ruajti inercionin e fitores në zgjedhjet nacionale, kur subjekti i tij mori deri në 50 për qind të votave.
Mirëpo të dhënat e organizatave që merren me monitorimin e shpenzimeve buxhetore sa i përket pushtetit komunal, nuk kanë treguar se bëhet fjalë për një ndryshim të njëmendtë politik. Përkundrazi, praktikat përdorimit të parasë publike në kundërshtim më rregullat dhe normat ligjore kanë vazhduar.
Kështu, sipas Institutit GAP, kryetari aktual i Komunës së Gjilanit deri në fund të vitit të kaluar ia kishte dalur t’i realizonte 64 premtime nga 109 sa ishte zotuar se do t’i jetësonte brenda mandatit qeverisës 2021-2025.
Ndërkohë, sa i përket Indeksit të Transparencës Buxhetore, po ashtu kjo Komunë nuk është dalluar për ndonjë sukses. Përkundrazi në vitin 2023 kishte shënuar regres së bashku me (-16.5 pikë) sw bashku me Komunën e Graçanicës (-37 pikë), Mamushës (-20 pikë),), Parteshit dhe Ranillugut (-15 pikë). Kurse sipas matjeve të vitit 2024, Komuna e Gjilanit ka grumbulluar 53.5 pikë dhe renditet e 24-ta në Indeksin e Transparencës Buxhetore për vitin 2024 si pjesë e kuartilit të mesëm të ulët.
Parregullsi në menaxhimin e financave në Komunën e Gjilanit ka gjetur i Zyra Kombëtare e Auditimit. Sipas raportit të këtij tij Institucioni vetëm për vitin 2024 janë veçuar këto shpërdorime;
“A1 Detyrimet e papaguara të prezantuara (2.855,994) në nenin 17 të Pasqyrat Fianciare Vjetore (PFV) ishin të mbivllerësuara për 49.692 euro.
A2 Pasuritë kapitale të prezantuara (242.847.020) në nenin 19.3.1 të PFV ishin të nën vlersuara për 18.538 euro
B1 Komuna ka paguar dhe regjistruar shpenzime në vlerë 1.987.278 nga kategori ekonomike jo adekuate
A3 Zhvillimi i procedurës së prokurorimit në kundërshtim me kërkesat ligjore
B2 Pagesa e projekteve në kundërshtim me ligjin e buxhetit.
B3 Vonesa në kryerjen e obligimeve të papaguara, si dhe pagesa të realizuara nga Thesari, në bazë të vendimeve gjyqësore/përmbarimore ishte 7.006.316 euro. Prej tyre borxhi kryesor ishte 6.483260 euro, ndërsa 523.056 euro ishin shpenzimet interesit dhe procedurale të gjykatës/përmbarimit.
B4 Vonesa në procesin e vlerësimit të tenderëve.
B5 Komuna kishte angazhuar 102 zyrtarë me kontrata për shërbime te veçanta dhe për ta nuk kishte zhvilluar procedura të prokurorimit siç kërkohet me ligjin për zyrtarët publik.
B6. Komuna nuk kishte arritur të bëj inspektimin (verifikimin) te tatimit ne pronë për të paktën 20 për qind e të gjitha objekteve brenda territorit” (Zyra e Auditimit të Kosovës, faqe 4-5).
Këto dhe fakte tjera mbase dëshmojnë se Komuna e Gjilanit para katër viteve e paska përjetuar vetëm iluzionin e ndryshimit.