Shkruan: Afrim Kasolli
Fjalimi i Albin Kurtit ne Keshillin e Përgjithshëm te Lëvizjes Vetëvendosje, perpos qe u karakterizua me nje interpretim te “nje anshëm” per procesin historik te shtet-ndertimit te Kosovës, u veçua edhe me nje thirrje te hapur ndaj aktivistëve te subjektit qe e perfaqeson, per depolitizim dhe pajtim me gjendjen, ne vend te angazhimit per ndryshimin e kesaj te fundit me ane te veprimit.
Pra thjesht per shnderrimin tyre ne eunuk politik, sepse ata duhet te heqin dore nga aksioni. Ai kete kerkese e artikuloi nepermjet mesimeve stoike, sipas te cilit, përfaqësuesit e kesaj shkolle e kanë “vënë re qysh në kohërat antike, që gara e vetme që duhet ta kemi është ajo me vetveten”.
Mirepo, sic dihet kjo rryme filozofike, sipas Hegelit, eshte pikërisht fryt i atij rendi politik ne Boten Romake, qe u lind pas shkatërrimit te aktualitetit te jetes politike dhe morale ne kuader te poliseve greke dhe ku per shkak te pakaneqsise, por edhe pamundesise per ta ndryshuar atë qe eshte prezente, individi i tjetersuar kthehet brenda vetes dhe jeton me iluzionin lirise.
Dhe kjo qasje, bie fjala dallon nga traktati politik i Platonit ku Republika eshte parakusht dhe medium i realizimit te drejtesise, moralit etj etj.
Ndërkohë, sipas kesaj shkolle afirmohet nje indifernce ndaj jetës dhe ndaj asaj qe eshte eksternale, pasi cdo gje merr karakter negativ dhe subjektiv ne formen e individit privat. Ne kete klime ekziston ne njeren ane vetem Perandori dhe ne anen tjeter masat anonime.