Ish-drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, njëherit kandidati për deputet nga PDK ka deklaruar në emisionin “ARB Debat” në TV Arbëria se gjatë katër viteve të fundit, sa i përket numrit të të punësuarve, sipas të dhënave publike, është vërejtur një rritje e vogël prej 4.6%, krahasuar me vitet paraprake. Për shembull, në vitin 2019-16, kjo përqindje ka qenë 6.4%.
“Gjatë katër viteve të fundit, pra të qeverisjes aktuale sa i përket numrit të të punësuarve, sipas të dhënave publike, është vërejtur një rritje e vogël prej 4.6%, krahasuar me vitet paraprake. Për shembull, në vitin 2019-16, kjo përqindje ka qenë 6.4%”- tha ai.
Myrtezaj ndër të tjerash tha se vendimi për të hyrë në politikë lidhet me përvojën dhe angazhimin e tij gjatë udhëheqjes së ATK-së, duke theksuar se ky eksperiencë duhet të shfrytëzohet për të rritur vlerën dhe potencialin e shërbimit ndaj vendit.