Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ilir Meta reagon pas protestës- Ndryshimin e shumëpritur nuk e ndal dot askush!

Ilir Meta reagon pas protestës- Ndryshimin e shumëpritur nuk e ndal dot askush!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale më shumë se 2 orë pas përfundimit të protestës së opozitës.

 

“Mirënjohje të përzemërt për dhjetëra mijëra qytetarë që folën qartë sonte me protestën dhe zemëratën e tyre kundër Narkoshtetit të Edi Ramës.
Ndryshimin e shumëpritur nuk e ndal dot askush!”, shkroi Meta në Facebook.

Meta dhe anëtarë të tjerë të forcës së tij politike u shfaqën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por nuk shoqëruan drejtuesit e Partisë Demokratike në marshimin e tyre drejt institucioneve të tjera përveç Kryeministrisë, si Parlamenti apo Bashkia Tiranë.