Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ilir Dugolli për librin e tij të fundit: “Zëra në heshtje të shpirtit” është bashkëbisedim me vetveten dhe mendim rreth të menduarit

Ilir Dugolli për librin e tij të fundit: “Zëra në heshtje të shpirtit” është bashkëbisedim me vetveten dhe mendim rreth të menduarit

Në emisionin “N’Pult” në Arberia TV, autori dhe mendimtari Ilir Dugolli ka folur për librin e tij të fundit me poezi, të titulluar “Zërat në heshtje të shpirtit”, duke e përshkruar atë si një përmbledhje që buron nga thellësitë e mendjes dhe shpirtit njerëzor.

“Libri ‘Zërat në heshtje të shpirtit’, poezi nga rrjedhat e ndjenjave është një libër që ka buruar nga nevoja për të bashkëbisedu fillimisht me vetveten, që për lexuesit do të jetë një risi,” tha Dugolli.

Ai e cilësoi përmbledhjen si një formë të poezisë meditative, me theks në përjetimin e brendshëm dhe reflektimin personal.

“Unë mendoj që është një përmbledhje poezish që ne në filozofi edhe në gjuhën poetike e quajmë përmbledhje e poezive meditative, për shkak se ka të bëjë me vetveten, me shpirtin, me mendjen, me gjithë ato tema që ndonjëherë janë konsideruar edhe tabu.”

Dugolli theksoi rëndësinë e qasjes së lexuesit ndaj poezisë si një proces meditimi.

“Megjithatë, e ka një trajtesë poetike e cila mendoj që lexuesi duhet ta përdorë pak më shumë në funksionin e medimit rreth leximit. Megjithatë edhe si e tillë, në aspektin filozofik, është mendim rreth të menduarit, apo dikush e përdor edhe në gjuhën angleze ‘Thinking about thinking’.”

Duke komentuar mbi titullin e librit, autori shtoi:

“Unë mendoj që libri ‘Zëra në heshtje të shpirtit’ ka diçka të brendshme që në aspektin konkret, ‘Zëra në heshtje’ duket si diçka absurde, edhe të jetë zëra edhe në heshtje, pak si në kontradiktë, por në kontekstin poetik mendoj që ka vend që të jetë diçka më e thellë.”

Ai e përmbylli reflektimin duke thënë:

“Se gjithë ne mendojmë, gjithë ne meditojmë, gjithë ne parashikojmë.”