Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja nuk është ndalur te humbja ndaj Dinamo Zagrebit, por më shumë është koncentruar në paraqitjen e ekipit të tij në përgjithësi në Ligën e Konferencës këtë sezon.
Trajneri shqiptar pas ndeshjes ka thënë se është shumë i kënaqur me skuadrën e tij, duke pasur parasysh se për vitin e dytë rresht po paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës
“Sigurisht që nuk më vjen fare keq që jemi eliminuar, sepse ne kemi rritur pritshmëritë kur jemi paraqitur për herën e dytë rresht në Ligën e Konferencës. Kjo është besoj ajo që kemi bërë mirë jo vetëm që kemi rritur pritshmëritë por jemi përballur me një gjigant si Dinamo me të cilin kemi një fitore dhe një humbje. Luajtëm pothuajse të barabartë deri në minutën e 70-të”.
“Nëse do të bëjmë një analizë të ftohtë, pasi në trajnerët nuk jemi të ftohtë. Do të thosha se sonte mund të ketë qenë ndeshja e 30 në Kosovë dhe Evropë, nga korriku deri në dhjetor kemi bërë pothuajse një kampionat”.
“Jam shumë i bindur se kur përballesh me ekipe që kanë kontingjent më të madh se ne në dispozicion, sigurisht që një moment do të vijë edhe lodhja. Neve na bënte punë vetëm fitorja dhe në momentin që pranuam golin kur loja ishte e barabartë, sigurisht se ndikoi në anën psikologjike dhe ekipi pësoi rënie. Kjo është normale në gjithë këtë rrugëtim që kemi bërë ne”, ka thënë Daja.
Ballkani e mbylli aventurën e dytë evropiane me katër pikë të fituara./telegrafi
/TV Arbëria