Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ilaz Kadolli është një nga shpifësit dhe inskenuesit më të mëdhenj të rastit të Behajdin Allaqit

Ilaz Kadolli është një nga shpifësit dhe inskenuesit më të mëdhenj të rastit të Behajdin Allaqit

Shkruan: Aardita Shkodra

Ilaz Kadolli ka shkruar një libër të titulluar “Syri i Shqiponjës”, në të cilin ka shumë pasaktësi, shpifje dhe trillime.
Ilaz Kadolli, në libër, në faqet 50–51, thotë se në mbledhjen e LPK-së në Kollarë të Kërçovës, të mbajtur në vitin 1993, pjesëmarrës ishin Beqir Limani, Ramadan Pllana, Dervish Çadraku dhe Emrush Xhemajli.
Asnjëri prej tyre nuk ishte i pranishëm në këtë takim. Kjo konfirmohet edhe nga Fatmir Brajshori, i cili ishte pjesëmarrës në këtë mbledhje.
Pra, kjo është një shpifje dhe pasaktësi totale.
Pastaj, ai tregon në libër se si, në këtë mbledhje, Hashim Thaçi dhe Azem Syla e kishin akuzuar Behajdinin se e kishte futur spiunin serb Shaban Shalën e Prizrenit në radhët e saj. Pikërisht këto fjalë të tij citohen nga trupi gjykues.
Si mund t’i besohet këtij personi, kur ai ka gabuar edhe me pjesëmarrësit: disa që ishin pjesëmarrës i ka hequr, ndërsa disa që nuk ishin pjesëmarrës i ka futur në libër?
Shumica dërrmuese e pjesëmarrësve kanë thënë se Thaçi nuk ka pasur përplasje verbale me Behajdinin në këtë mbledhje.
Megjithatë, trupi gjykues e ka marrë si provë materiale librin e Ilaz Kadollit.
Ilaz Kadolli, po ashtu, flet për zhdukjen e Behajdin Allaqit në vitin 1998. Edhe aty flet mbi bazën e thashethemeve dhe tregon se nuk ka qenë dëshmitar okular. Pretendon se ia ka thënë Muharrem Dina, ndërsa ky i fundit e ka mohuar konstatimin e Ilaz Kadollit.
Rasti i Allaqit është një nga inskenimet më të rënda. Përveç Ilaz Kadollit, edhe Sadri Ramabaja, Ibrahim Kelmendi, Sami Kurteshi, Xhafer Shatri dhe disa të tjerë, në mënyrë sistematike, kanë nxitur persona të caktuar për të folur për këtë temë, për të dëshmuar për këtë temë dhe për të akuzuar krerët e UÇK-së për këtë çështje.
Albini dhe Liburni, me fjalimet e tyre, kanë ndikuar tërthorazi në formësimin e mendimit të familjarëve të Behajdinit, duke i bërë të mendojnë se vërtet ka ndodhur kështu.
Përndryshe, e dëgjova dje dëshmitarin okular Bedri Zyberaj. I matur dhe përmbajtjesor.
Por një gjë nuk po e kuptoj: pse Behajdini duhej të kishte lidhje me një spiun serb si Shaban Shala? Ndoshta në vitin 1993 nuk e ka ditur se kush ishte kur e ka futur në LPK, por pse të interesohej për të edhe në vitin 1998?
Jam i sigurt se Behajdini është zhdukur njësoj si Xhavit Haziri dhe Ukshin Hoti, përmes metodës së shërbimit sekret serb, “arrestim konspirativ në qark”, ku qëllimi final ishte përçarja brenda organizatës.
Nga 97 viktimat (fillimisht ishin 102, por pasi kanë rënë akuzat për krime kundër njerëzimit, kanë mbetur 97), për të cilat janë dënuar Thaçi dhe UÇK-ja, shumica dërrmuese janë serbë. Trupi gjykues vendosi ta përmendë vetëm Behajdin Allaqin, me qëllime djallëzore, për të thelluar përçarjen në Kosovë dhe për të penguar protestat. Nuk ia arriti as njërës, as tjetrës!