Çdo ditë e mirë shumë rritet numri i njerëzve që presin më gjatë për të pasur fëmijë. Ndërkohë që ka shumë njerëz që presin të marrin vendime të tilla, rreth një e treta e çifteve mund të kenë vështirësi për shtatzënësi nëse gruaja është më e vjetër se 35 vjeçe. Kjo ndodh pasi te gratë mbi këtë moshë fillojnë simptomat e menopauzës, kohë kur ulen gjasat për shtatzani.
Disa shkencëtarë që aktualisht janë duke bërë një studim për këtë, pretendojnë se ilaçi rapamycin, i cili shpesh përdoret për parandalimin e dështimit të organeve të transplantuara, mund të zgjasë periudhën pjellore te gratë deri në pesë vjet, shkruan CNN.
Ky pretendim i shkencëtarëve është i bazuar në rezultatet e hershme të një studimi pilot që ata e kanë realizuar e i cili ende nuk është analizuar nga kolegët e tyre.
Ndërkohë që është ende shumë herët për të treguar nëse rapamycini do të mund të bëhet trajtim për zgjatjen e periudhës së lindshmërisë, do të duhet të pritet rreth dy vjet në mënyrë që studimi të përfundojë. Megjithatë ka arsye që doktorët po i shtyjnë të jenë optimistë rreth gjetjes që bënë. Shumë studime që janë bërë në minj, kanë treguar se rapamycini është i mirë për disa aspekte të moshës së shtyrë, përfshirë pjellorinë.
Rapamycini është komponim bakterial që lejon qelizat të mbijetojnë më gjatë në laborator. Shumë shpesh përdoret te pacientët që bëjnë transplantim të organeve, për ta përgatitur sistemin imunitar në mënyrë që trupi të mos e refuzojë organin.
Ky ilaç përdoret edhe për të trajtuar problemet vaskulare duke ngadalësuar rritjen e qelizave (të tilla si tumoret).
Studimet e ilaçit që janë bërë në minj, kanë treguar se ai mund të veprojë kundër humbjes së masës muskulore, që ndodh për shkak të moshës.