Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > IKSHPK me apel: Kujdes gjatë temperaturave ekstreme – më të rrezikuarit, të moshuarit dhe fëmijët

IKSHPK me apel: Kujdes gjatë temperaturave ekstreme – më të rrezikuarit, të moshuarit dhe fëmijët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka reaguar ndaj valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin, duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar ndaj ndikimit të temperaturave ekstreme në shëndet.

Sipas IKSHPK-së, nxehtësia e lartë mund të ketë pasoja të rënda, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike.

IKSHPK gjithashtu ka shpërndarë disa këshilla praktike për mbrojtje nga nxehtësia, si veshja me rroba të lehta dhe të hapura, përdorimi i kapelave dhe qëndrimi në hije gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Disa nga këshillat e IKSHPK-së për mbrojtje gjatë vapës:

Pini ujë rregullisht për të qëndruar të hidratuar,

Përdorni syze dielli me mbrojte UV

Vendosni krem mborjtës kundër diellit

Vishni rroba të lehta dhe mbani kapelë

Qëndroni në hije dhe shmangni ekspozimin nga ora 11:00 deri në 17:00

Mos lini fëmijët apo kafshët në automjete të parkuara

IKSHPK i bën thirrje qytetarëve që të informohen nga burime zyrtare dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të ndonjë problemi shëndetësor që lidhet me temperaturat e larta.