Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > IKShPK-ja tregon shkaqet dhe pasojat e zjarreve

IKShPK-ja tregon shkaqet dhe pasojat e zjarreve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në një njoftim në Facebook thotë se 90 për qind e zjarreve shkaktohen nga njeriu.

Sipas IKShPK-së, shkaqet më të zakonshme janë djegia e barishteve dhe mbeturinave, hedhja e cigareve të ndezura, përdorimi i flakëve të pakontrolluara, hedhja e pakontrolluar e mbeturinave lehtë të ndezshme dhe zjarret e qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia njerëzore.

Lidhur me këtë, ky institut thotë se zjarret përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut.Sipas njoftimit, zjarret rrisin ndotjen e ajrit (PM2.5), rrezikojnë mushkëritë dhe zemrën, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit, shkaktojnë helmim nga tymi dhe monoksidi i karbonit.

IKShPK po ashtu thotë se zjarret dëmtojnë rëndë edhe mjedisin, si dëmtimin e pyjeve, tokave bujqësore dhe faunës, shkatërrimin e biodiversitetit, nxitje e ndryshimeve klimatikeZjarret rrezikojnë edhe komunitetin, si:

-Dëmtime të shtëpive dhe infrastrukturës;-Humbje ekonomike për familjet dhe fermerët.

Si të parandalohen zjarret sipas IKShPK-së?Mos ndizni barishte apo mbeturina në ambiente të hapura;

Shmangni përdorimin e flakëve në ditët me temperatura të larta;Mos hidhni cigare të ndezura në tokë;
Ruani materialet e djegshme në një ambient të sigurt dhe larg vendeve të frekuentuara nga njerëzit.;Nëse ndizni zjarr, mos u largoni pa u siguruar që është shuar plotësisht;
Njoftoni menjëherë në 112 për çdo shpërthim zjarri të pakontrolluar.