Këngëtari dhe tekstshkruesi ikonë Armend Rexhepagiqi do të fillojë sot koncertin e tij në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Ai do të promovojë këngët e albumit të tij më të ri: “Dashni e vjetër”.
Këngë të reja si “Kutia e zezë”, “Boll m’ke dalë”, “Dyfish ma pak”, “S’o dashni”, “Ma ke n’alë” dhe “Krejt Prishtinën për ditëlindje” do të dëgjohen për herë të parë live, përkrah hiteve të tij të pavdekshme si “Dashurinë ku e kam”, “Ti nuk më meriton” dhe “Shkel”.
TV Arbëria ju sjell pamje para nisjes së koncertit madhështor.