Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ikja e të rinjve nga vendi, njohësi i ekonomisë: Një Kosovë e zbrazur është e arritura më e madhe e armiqëve të saj

Ikja e të rinjve nga vendi, njohësi i ekonomisë: Një Kosovë e zbrazur është e arritura më e madhe e armiqëve të saj

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar disa të dhëna paraprake të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në lidhje me regjistrimin e popullsisë, ku sipas këtyre të dhënave të publikuara, momentalisht në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë, raporton TV Arbëria.

Krasniqi ka thënë se shifra që ka publikuar ASK-ja është pikëlluese, dhe sipas tij, bazuar në shifrat e ASK-së qytetarët po e braktisin vendin, pasi Qeveria i ka braktisur.

Ndërkaq, në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për TV Arbëria, ish – kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se fakti që viteve të fundit kemi një ikje mjaft shqetësuese e cila po ndodh edhe në heshtje, por edhe në mënyrë të hapur, ndërkaq ai beson se është rreziku më i madh që po kanoset Kosova në aspektin demografik.

“Në rend të parë duhet të kuptohet që bazuar në të gjeturat e statistikave të fundit sot Kosova ka më pak qytetarë se në vitin 1981, në rend të dytë po e shihni që shumë komuna kanë pësuar ndryshim drastik falë nivelit të zhvillimit ekonomik dhe në këtë drejtim të kësaj po kuptohet se sa është e rëndësishme ekonomia dhe zhvillimi ekonomik dhe për qytetarët e Kosovës dhe fakti që viteve të fundit kemi një ikje mjaft shqetësuese e cila po ndodh edhe në heshtje, por edhe në mënyrë të hapur besoj që është rreziku më i madh që po kanoset Kosova në aspektin demografik, mungesa e stabilitetit politik, mungesa përceptive ekonomike dhe definitivisht debati i pakuptimtë për luftë dhe për paralajmërime për luftë në Kosovë po zgjojnë panik por, kosobvarët s’po përballen vetëm me pani dhe me probleme sociale por më tepër me ankth”, është shprehur ai.

Më tej, njohësi i ekonomisë thekson se nuk duhet të luftohet vetëm për pushtet po edhe për shtet i cili duhet të jetë në funksion të qytetarëve jo vetëm për intersa partiake, sepse sipas tij, një Kosovë e zbrazur është e arritura më e madhe e armiqëve të Kosovës.

“Prandaj, besoj që është momenti i fundit kur jeta në Kosovë duhet të depolitizohet kur nuk duhet të luftohet vetëm për pushtet por edhe për shtet dhe shteti të jetë në funksion të qytetarëve jo vetëm për interesa partiake dhe politike, sepse një Kosovë e zbrazur është e arritura më e madhe e armiqëve të Kosovës shekullor”, deklaroi Gërxhaliu.

Sipas vlerësimit të Gërxhaliut, në Kosovë çdo gjë është politizuar dhe politizimi i jetës është ndër dëmet më të mëdha që po i shkaktohet jetës në vend, teksa shtoi disa pika kyçe të cilat i ka quajtur një ndër arsyet kryesore të ikjes së të rinjëve nga vendi, ku në pikën katër komentoi deklaratat e lëshuara nga krerët e vendit i cili i quan të pamatura dhe thotë se janë duke i motivuar qytetarët të largohen nga vendi duke paralajmëruar luftë e kriza të ndryshme.

“Unë besoj që në Kosovë çdo gjë është politizuar dhe politizimi i jetës në Kosovë është një ndër dëmet më të mëdha që po i shkaktohet jetës në Kosovë, në rend të dytë mungesa e stabilitetit politik është një ndër arsyet kryesore që po ikun qytetarët, e treta mungesa e një perspektivë për zhvillim ekonomik dhe një ekonomi të qëndrueshme është një ndër arsyet dhe e katërta; percepcioni i krijuar dhe deklaratat e pamatura politike ku çdo ditë paralajmërojnë luftë e kriza të ndryshme vetëm i motivojnë qytetarët t’i largohen nga vendi dhe jo të qëndrojnë në Kosovë, duhet të kuptohet e vërteta që nga Kosova nuk ikin skamorë dhe të papunë por po ikinedhe ata që kanë një jetë të bukur e stabile. Në të njëjtën kohë ne i numërojmë qytetarët se sa largohen qoftë me aeroplan, qoftë me vetura nga Kosova. por po e anashkalojmë sa kapital i kosovarëve është duke u larguar nga Kosova që duhet të jketë një brengë shtesë e institucioneve vendore”, përfundoi Gërxhaliu për TV Arbëria.

Powered by WordPress