Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > IKD nxjerr një raport: Tetë kandidatë për kryetarë komunash kanë probleme me ligjin, PDK me tre dhe LVV me një

IKD nxjerr një raport: Tetë kandidatë për kryetarë komunash kanë probleme me ligjin, PDK me tre dhe LVV me një

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar një raport, ku në të cilin evidentohen kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, të cilët kanë aktakuza aktive apo edhe janë dënuar më herët me vendime të formës së prerë për vepra penale.

Sipas raportit, nga 206 kandidatët për kryetarë të komunave, tetë (8) prej tyre apo 3.9% janë persona të cilët kanë probleme me ligjin.

Ndër ta, katër kanë aktakuza aktive, ndërsa pesë janë dënuar më parë me vendime të formës së prerë.