Aktiviteti do të mbahet më 23 korrik 2026, duke filluar nga ora 10:00, në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Sipas agjendës së publikuar nga IKD, në fillim të aktivitetit do të prezantohet nisma legjislative qytetare nga hulumtuesi i lartë i këtij instituti, Naim Jakaj. Pas prezantimit është paraparë një sesion me pyetje nga gazetarët.

Më pas, nga ora 10:25 deri në orën 15:00, do të zhvillohet procesi i mbledhjes së nënshkrimeve të qytetarëve në mbështetje të kësaj nisme.

IKD ka ftuar qytetarët dhe mediat të marrin pjesë në këtë aktivitet, i cili shënon nisjen zyrtare të fushatës për mbështetjen e ndryshimeve të propozuara në Kodin Pena