Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur, arrestohet i dyshuari

Ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

Arrestimi i personit të dyshuar u bë ditën e shtunë, 30 shtator.

“Më 30.09.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova, nën dyshimin se gjatë muajit-Korrik ka kryer veprën e cekur, duke bashkëjetuar me viktimën e mitur femër nga Kosova. Pas intervistimit të palëve, në prezencë edhe të zyrtarit të QPS-së, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore”, njofton Policia.

Tutje, Policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.

/TV Arbëria