Kryeredaktori i televizionit slloven “Planet TV”, Mirko Mayer, ka njoftuar se Gjykata e Apelit në Slloveni ka hedhur poshtë ankesën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në lidhje me rastin kundër gazetarit Vitomir Petroviq.
Berishaj kishte paditur Petroviqin në Gjykatën e Qarkut në Lubjanë në lidhje me raportimin që implikonte Berishajn në një skandal financiar.
Lidhur me këtë rast, ka folur, ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha i cili konsideron se duhet të shkarkohen kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.
Sipas tij, ata po e dëmtojnë Kosovën ndërkombëtarisht.
“Kosova duhet ta shkarkoj Kurtin e Osmanin si dy përfaqësuesit më të lartë që e kanë dëmtuar shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare si askush më parë deri më tani”
Diplomacia e Kosovës aktualisht, për ish ambasadorin Berisha është e zhytur në skandale.
Ai thotë se tash e dy vite nuk ka asnjë rezultat me këtë qeveri.
/TV Arbëria