Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Investimet që nuk po prodhojnë rritje ekonomike

Investimet që nuk po prodhojnë rritje ekonomike

Është thënë shpesh se investimet e huaja direkte(IHD) paraqesin një katalizator për zhvillimin ekonomik të një vendi. Këto investime kanë rëndësi sidomos për ekonomitë që janë në zhvillim sikurse është rasti i Kosovës.

Ministria e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, në faqen e saj zyrtare ka përmendur disa arsye se pse duhet të investohet në Kosovë, sikur se; mosha mesatare e popullsisë 35 vjeç, parcela e të gatshme për akomodim, siguri e plotë, qasje në rrymë, ujë, gas, telefon, internet, nxemje etj etj.

Mirëpo, deri më tani shteti i Kosovës ka dështuar të shndërrohet në një treg atraktiv për këtë kategori të investimeve. Për më tepër edhe ato lloj investime të kësaj natyre që kanë ndodhur ndër vite nuk kanë rezultuar në rritje produktivitetit të brendshëm. Kurse shkaqet e këtij paradoksi duhet kërkuar te struktura e këtyre investimeve.

Sipas Raportit të Progresit për vitin 2023, Kosova ka tërhequr kryesisht investime në fusha me ndikim të kufizuar në produktivitet, siç janë ndërtimtaria dhe pronat e paluajtshme, të cilat përfaqësojnë 80% të investimeve të huaja direkte (FDI).

Në vitin 2022, 67% përkatësisht 7% e të gjitha flukseve hyrëse të IHD-ve u drejtuan në pasuri të paluajtshme përkatësisht aktivitete financiare dhe të sigurimeve. Për më tepër, IHD-të janë të kufizuara në një pjesë të vogël të vendeve, përkatësisht shteteve ku ekziston një diasporë e madhe dhe e vendosur mirë e Kosovës. IHD-të e orientuara nga eksporti kanë qenë shumë të pakta dhe shifrat e përgjithshme janë relativisht të ulëta, duke kaluar shifrën prej 300 milionë euro vetëm një herë në 7 vitet e fundit.

Për ekonomistin, Mustafë Kadriaj kësaj qeverie as që i ka interesuar kjo pjesë. Kjo reflektohet edhe në mënyrën plafikimeve të ekzekutivit, ku dominon pjesa e shpenzimeve. Dhe deri sa ti si pushtet nuk ke ambicie për investime atëherë është alogjike që të pritet që një gjë e tillë të pritet nga investitorët e jashtëm, ka pohuar Kadrijaj.

Ndërkohë, më pak ndryshime ishte edhe viti edhe 2023. Madje sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, këto investime në raport me vitet parapake kishin pësuar rënie. Investimet e huaja direkte në TM3 2023 rezultojnë të kenë shënuar rënie prej 14.5 përqind, duke arritur vlerën prej 245.2 milionë euro. Rënia IHD-ve është evidentuar kryesisht në sektorin e patundshmrise , qe u karakterizua me një rënie prej 6.2 përqind dhe arriti vlerën prej 152.9 milionë euro (163.1 milione euro ne TM3 2022). Përderisa, sektori i patundshmërisë mbetet sektori kryesor për IHD-te , gjate periudhës korrik shtator 2023 është vërejtur rritje e investimeve te huaja direkte ne aktivitetet financiare përfshirë aktivitetet e sigurimit, dhe aktivitetet e xehetarisë përfshirë guroret.

Përgjithësisht, këto të dhëna tregojnë qartë se të gjitha ato që konsiderohen si Investimeve të Huaja Direkete në fakt janë vetëm investime të diasporës dhe bashkatdhetarëve tanë në sektorin e ndërtimtarisë dhe patundshmërisë dhe të cilat nuk kanë rezultuar në një rritje të brendshme ekonomike.

/TV Arbëria

 

 

 

Themes by WordPress